Transmetuar më 21-07-2013, 20:26

I keni provuar të gjitha por nuk arrini të lini duhanin? Mund të bëni si Ibrahim Yucel, një 42 vjeçar turk, i cili ka vendosur të fusë kokën në kafaz në mënyrë që të mos prekë më asnjë cigare.

Ibrahim pinte jashtëzakonisht shumë duhan, duke arritur në disa paketa në ditë. Ndaj vendosi të gjejë një mënyrë krejt origjinale por shumë efikase për ti dhënë zgjidhje problemit të tij.

Çelësi i kafazit të tij siç raporton Noa.al është në kujdestari të familjes, ndërsa forma e saj është si kasketat tipike të motorit.

Burri duket se është i vendosur për ta çuar në fund këtë nismë, pasi babai i tij vdiq vetëm pak kohë më parë si pasojë e kancerit në mushkëri.

Ibrahim ka pirë për plot 26 vite, dhe kuptoi se nëse vazhdonte në këtë rrugë do të sëmurej edhe ai. ndaj kontaktoi me disa fabrika, derisa gjeti të duhurën e cila ndërtoi kafazin e duhur për të. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit