

Keni frikë nga insektet? Atëherë do jetë më mirë për ju që të mos thelloheni gjatë në këtë lajm. Bëhet fjalë për Titanus Giganteus, njërin prej insekteve më të mëdhenj në botë.
Ky insekt me përmasa të pazakonta, është më i madh se dora e një njeriu dhe është një nga krijesat më të çuditshme në Tokë.
Titanus Giganteus është një lloj buburreci që mund të shkojë deri në 16.7 centimetra gjatësi.
Forca e tij është në shkallë të tillë sa mund të thyejë një laps druri në mes. Mos kini frikë ama, ky insekt jeton në pyjet tropikale dhe del zbuluar vetëm kur është në kërkim të partnerit.
Këto lloj insektesh nuk shihen gjerësisht, ndoshta sepse e kalojnë pjesën më të madhe të kohës nën tokë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





