Transmetuar më 21-07-2013, 17:59

Partizani po u jep fund përgatijeve paraprake në Shqipëri për t’u zhvendosur për tri javë në Greqi, ku do të zhvillohet faza përgatitore.

Drejtuesit kanë vendosur që periudhën më të rëndësishme të përgatitjeve për sezonin e ri ta zhvillojnë në Grevana, një krahinë në veri të vendit fqinj, që ofron kushtet e përshtatshme klimaterike për stërvitje në këtë periudhë të nxehtë vere.

Gjithsesi, siç transmeton Supersport, deri në mesjavë stërvitja do të vijojë në kryeqytet, pasi po procedohet për pajisjen me dokumentacionin e duhur të të gjithë lojtarëve të kuq.

Për sa i përket organikës, problemi më i madh mbetet reparti i avancuar, ku mungojnë afrimet cilësore.

Malo dhe Lala janë elementët e vetëm me karkteristika sulmuese në dispozicion të trajnerit Hasan Lika. Presidenca e Partizanit shpreson ende te goditjet e orës së fundit, teksa sytë janë hedhur nga Kukësi, skuadra që po befason edhe në Europa League.

3-ish futbollistë të Partizanit, Allmuca,Hallaci dhe Progni, besohet se mund ta veshin sërish fanellën e kuqe, por gjithcka do të varet nga zhvillimet te skuadra verilindore në përfundim të aventurës europiane.

Ndërkohë stafi teknik po punon paralelisht edhe në merkaton e huaj, edhe pse duhet pranuar se kanë munguar prurjet cilësore nga ky treg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit