

Eurosport zgjedh Arturo Vidal si futbollistin më të mirë të Serisë A për sezonin e kaluar.
Mesfushori kilian i Juventusit, u votua në faqen zyrtare të gjigandit mediatik europian si lojtari më i spikatur në sezonin e kaluar të kampionatit italian, ku arriti të fitojë dhe titullin me bardhezinjtë.
Siç transmeton Supersport, Vidal ishte një prej liderve të skuadrës së Kontes dhe gjithashtu dhe një prej lojtarëve që realizoi më shumë gola te torinezët.
Në total, kiliani grumbulloi 37 përqind të votave.
Vetë Vidal publikoi në profilin e tij Tuiter një foto me trofeun e fituar duke falenderuar Eurosportin dhe të gjithë ata që e votuan.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





