

Mos hani asnjë vakt të vogël pas darkës– Në 99% të rasteve ndodh që edhe pasi kemi ngrënë darkë afrohemi sërish në kuzhinë për të ngrënë diçka, qoftë sepse ndihemi të mërzitur apo qoftë se duam të përtypim diçka.
Por ajo gjëja që mund të hamë, mund të shtojë disa qindra kalori, të cilat kthehen në shëndet dhe dhjam në organizëm. Ndaj rekomandohet që pas darkës të mos futet asgjë në gojë dhe nëse jemi të stresuar, duhet të lexojmë një libër të mirë.
Fiksoni objektiva– Disa persona kanë nevojë për një objektiv të madh për të arritur, siç mund të jetë pjesëmarrja në një event, për të marrë një nismë që do i çojë drejt dobësimit. Ndaj duhet nisur puna psikologjike, me betejën kundër peshës, duke eliminuar tepritë e ushqimit.
Para ushqimeve të dëmshme, hani më mirë ushqime të shëndetshme– Nëse nuk mund të rrimë dot pa një copë mish të skuqur apo patate, ushqime të cilat përmbajnë kalori, bëjmë mirë të hamë paraprakisht sallatë dhe perime, qofshin të pjekura apo të gjalla. Nëse jemi fatlum do e ngopim trupin dhe mendjen dhe do lëmë më pak vend për ushqimet me yndyrë.
Mos harroni asnjë ditë dietën– Shumë dietologë vendosin në dietë një ditë të lirë në të cilin pa e tepruar mund të hamë gjithë çfarë dëshirojmë. Por përkundrazi, gjatë kësaj dite synohet të teprohet dhe hahet pa limit, duke marrë kalori të shumta. Ndaj në këtë ditë edhe pse mund të shijojmë ato ushqime që i kemi provuar vetes, nuk duhet ta teprojmë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





