

Lezhë, 21 korrik 2013, NOA – Një person është arrestuar sot pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj të afërmve të tij . Policia e Lezhës ka vënë në pranga Fatmir Delian 23-vjeç, nga fshati Rrilë i Lezhës. Padia ndaj tij është bërë nga prindërit.
Prindërit kanë deklaruar në polici, se djali i tyre i rrihte dhe i kërcënonte se do t’i vriste me armë. Pas denoncimit policia ka bërë të mundur arrestimin Fatmir Delisë në banesën e tij. Gjatë kontrollit në banesë, atij i është sekuestruar dhe një armë, tip pistoletë “TT”, të cilën e mbante pa leje.
Pas arrestimit, ndaj tij ka nisur procedimi penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





