Transmetuar më 21-07-2013, 08:30

Tiranë, 21  korrik 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e diel, 21 korrik 2013.

Gazeta “Panorama” ka si argument; “PS padi në Kolegj, 4 kuti të manipuluara”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Basha: Projekti im për PD, opozitë të pandashme dyshes Rama-Meta dhe rikthim në pushtet”.

“Babai i tre fëmijëve u vra se kërkoi borxhin 100 euro ”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument; “Berisha, miliona për vilën në Dhërmi, Sadija zbulon fotot”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Xhelozi, burri dhunon gruan shtatzënë dhe tenton të djeg shtëpinë”.

“KQZ del blof, Braho: Të arrestohen 4 anëtarët”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Hapet gjysma e kutive, nuk ndryshon rezultati i Lezhës”.

Tituj të tjerë janë: “Berisha thyen rekordin në Dhërmi, 145 minuta not: Betejë e re na pret”.

“Arkitektura do të vazhdojë me konkurs, dalin datat”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “Kërcënimi i 17-vjeçarit, do t’i vrasë fëmijët po nuk e dënoi shteti”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Berisha del bllof,  asnjë manipulim votash në numërimin e dytë”.

“Profesorët kundër universitetit”.

Gazeta "Rilindja Demokratike”ka si argument kryesor: “Nesër PD me kryetar të ri”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Berisha në Dhërmi, rekord të ri në not”.

“SHBA-Kinë, lufta për hemogjeni”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit