Transmetuar më 20-07-2013, 20:57

Edhe pa shkuar te ilaçet, ekzistojnë mjekime popullore që e luftojnë fare mirë stresin. Mënyrat natyrale dhe popullore janë shumë efikase dhe mund të përshtaten për çdo stil jete, pasi efektet anti stres gjenden te disa pije që ne mund ti pimë fare lehtësisht në jetën e përditshme.

1- Një gotë qumësht. Qumështi përmban një substancë që quhet triptofan, i cili kur kalon në trup transformohet në një hormon qetësie dhe lumturie, serotonina. Krahas të tjerave qumështi përmban magnez dhe potas, substanca të afta për të ulur presionin në gjak, kur ky i fundit rritet për shkak të stresit.

2- Çokollata e ngrohtë. Çokollata stimulon çlirimin në tru të dopaminës që favorizon ndjesinë e kënaqësisë. Krahas të tjerave një pije e ngrohtë, ngre temperaturën e trupit duke qetësuar edhe sistemin nervor.

3- Çaji i zi– Çaji i zi mund të pihet në vend të kafes. Rekomandohet të pihet katër herë në ditë.

4- Çaji jeshil. Çaji jeshil përmban një substancë që shton prodhimin e valëve alfa në zonën e trurit, të cilat diktojnë qetësi, dhe ul valët beta, që stimulojnë emocionet negative.

5- Një gotë me ujë të ftohtë. Menjëherë pasi pini pak ujë të freskët, dilni për një shëtitje në natyrë. Uji stimulon qarkullimin e gjakut, ndërsa ajri i natyrës i jep organizmit energji dhe shton prodhimin e endorfinës. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit