

Shijak, 20 korrik 2013, NOA.al- Në vijim të fushatës për kryetarin e Partisë Demokratike, kandidati Sokol Olldashi, i është drejtuar Shijakut, zonës prej nga ku doli deputet në zgjedhjet e korrikut 2005.
Në një takim me demokratet e Shijakut, Olldashi ka shkëmbyer pikëpamje për mënyrën se si ai e koncepton ringritjen e veprimit politik dhe riorganizimin strukturor të Partisë Demokratike, me qëllim rikthimin e saj të shpejtë në pushtet.
Olldashi tha se vetëm një riorganizim i shpejtë i strukturave baze të partisë, një veprim opozitar energjik ne parlament dhe një përcaktim dy polar i skenës politike në vend, do ta rikthejnë Partine Demokratike në shumicë.
Ai nënvizoi nevojën për të rindërtuar marrëdhëniet me shtresat tradicionale ku e djathta është mbështetur sa herë ka ardhur në pushtet, të përndjekurit politike, pronarët, të rinjtë, bota akademike dhe biznesi
“Kemi nevojë të ndërtojmë një veprim opozitar shumë të qartë në parlament, shumë të vendosur, shumë dinamik. I kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë, sepse opozita nuk është çështje numrash, opozita është çështje inteligjence, zemre dhe vullneti. PD-ja e ka inteligjencën, ka zemrën, e ka vullnetin për ti shkuar gjërave deri në fund”, u shpreh Olldashi.a.y/noa.al
Partia Demokratike: Për kryetarin e ri votohet të hënën 08:00 – 19:00
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





