

Nga të gjitha aspektet e seksualitetit të femrës, dëshira seksuale është ndër më të brishtat dhe delikatet. E ekspozuar përballë një sërë faktorësh fizik, psikik, shpirtëror dhe mendor, gjithnjë në gatishmëri për të mbajtur një ekuilibër që është thelbësor për lumturinë e femrës.
Ja disa nga shkaqet që vrasin dëshirën:
-Mungesa e besimit në vete- Mungesa e besimit krijon një imazh të keq, duke i krijuar gruas një bllokim seksual.
-Stresi- Që të gjithë janë pak a shumë të stresuar, por kur ai arrin në dhomën e gjumit dalin probleme, pasi kënaqësia nuk arrihet.
-Ankthi- Është një problem që lidhet me një sërë faktorësh si eksperiencat e kaluara, frika e adoleshencës, dhe pasiguritë.
-Mungesa e ushtrimeve fizike- Femrat në formë, që stërviten dhe duan sportin, kanë një dëshirë seksuale shumë të lartë. Aktiviteti fizik i cili kryhet rregullisht, redukton problemet hormonale, ndërsa edhe cikli është me më pak dhimbje.
-Dieta e gabuar- Një ushqim i pasur me yndyrë dhe ëmbëlsira çekuilibron dhe ndikon në uljen e dëshirës.
-Mëmësia – Ndikon negativisht në dëshirën për marrëdhënie seksuale me nënën e re. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Sexual Medicine”, 83% e femrave që kanë lindur pranojnë se nuk kanë patur asnjë dëshirë seksuale 90 ditë nga lindja e fëmijës.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





