Transmetuar më 20-07-2013, 17:04

Suleiman Abu Ghaith, dhëndri i Osama bin Laden, i akuzuar se ka komplotuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon se është torturuar nga amerikanët dhe i kërkon gjykatës në New York, ku në muajin janar do të nisë procesi kundër tij, që të mbyllin çështjen që rëndon mbi të.

Sakaq Abu Ghaith, i konsideruar si ish-zëdhënësi i Al Qaeda pas sulmeve në SHBA në 11 shtator 2011, u arrestua në muajin mars nga CIA në Jordani, ku kishte mbërritur nga Turqia.

SHBA vijon intensivisht hetimet ndaj cdo ekspoenti të Al Qaeda dhe personave që kanë patur lidhje me Bin Laden.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit