Transmetuar më 20-07-2013, 16:28

Kur flitet për sportin që i bënë mirë shëndetit, nuk ka shumë dyshime që noti është një nga sportet më të mirë.

Por a jemi të sigurtë se i dimë të gjitha arsyet e vërteta se pse noti i bënë mirë organizmit?

1-Është një ushtrim i mirë aerobik i cili mund të kryhet në çdo moshë, të ndihmojë në dobësim si dhe në kapërcimin e problemeve muskulore.

2-Noti redukton rrezikun e vdekjes në masën 50%. Sipas një studimi të Steven Blair i University of South Carolina, notarët jetojnë më gjatë se njerëzit e tjerë.

3-Falë ëmbëlsisë së ujit, noti rrit fleksibilitetin e trupit pa e sforcuar.

4-Noti forcon kapacitetet e mushkërisë dhe ul simptomat e astmës.

5-Njëlloj si gjithë ushtrimet aerobike, redukton rrezikun për tu sëmurur nga diabeti dhe rrit kontrollin e gliceminës te diabetikët.

6-Sipas Centers for Disease Control and Prevention në Atlanta, noti ndihmon shëndetin mendor, zhduk ndjesinë e ankthit dhe depresionit.

7-Djeg kaloritë, deri në 500 në një orë, dhe e bën trupin më praktik.

8-Noti u bënë mirë nënave të ardhshme dhe fetusit, pasi shton qarkullimin e gjakut.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit