

Një karrocë me rrota prej vitesh, edhe pse këmbët e saj janë të shëndetshme. Është kjo historia e Chloe Jennings-White, një grua 58 vjeçare nga Salt Lake City, në Utah, e cila qysh e vogël vendosi që të mos i përdorë më këmbët e saj.
Ndërsa tashmë që është në moshë madhore, kërkon një ndërhyrje kirurgjikale që ta bëjë të paaftë, duke i paralizuar këmbët.
Mjekut që do i realizojë “dëshirën”, Chloe është gati ti japë 16 mijë dollarë.
“E di që nuk mund të kthehem më mbas, por e di që nuk do pendohem pasi ta bëj”, i tha gruaja mjekut që do e operojë.
Shkak për këto fjalë është sëmundja e rrallë nga e cila Chloe vuan dhe që quhet BIID (Body Integrity Identity Disorder) dhe është një gjendje psikologjike, në të cilën i sëmuri nuk e pranon trupin e tij, ose një pjesë të trupit, sepse nuk i përgjigjet imagjinatës mendore.
Një trup imagjinar i cili nuk mund të përdoret, si në rastin e Chloe, dhe kalimi në prerjen e gjymtyrëve, apo paralizë, në mënyrë që të mos jetohet një jetë ferri.
Kështu ndodhi edhe me Chloe qysh në moshën 4 vjeçare kur pa një tezen e saj teksa ecte me karrocë si pasojë e një aksidenti.
“E desha menjëherë edhe unë, doja të ecja me karrocë, pyesja veten se pse nuk linda me aftësi të kufizuara në mënyrë që ti përdorja dhe unë. Ndihesha keq nga mendimi që nuk kisha. Që nga ai moment mendja ime nisi të refuzojë këmbët dhe si pasojë provokoja një sërë aksidentesh me makinë apo biçikletë në mënyrë që të mbaja dhe unë”, shprehet 58 vjeçarja.
Në fund nisi të shtirej si e paaftë, duke përdorur në fshehtësi karrocë me rrota dhe paterica, ndërsa nisi të merret me sporte ekstreme në mënyrë që të dëmtojë gjymtyrët dhe të bëhet paraplegjike.
Për vite të tëra Chloe e ka mbajtur të fshehtë nga familja dhe miqtë këtë vuajtje të saj, deri në vitin 2008 kur mori pjesë në një studim shkencor për BIID, ku u diagnostikua për sëmundjen dhe u rekomandua të përdorë karrocë me rrota edhe në publik.
Nga ai moment Chloe e kalon pjesën më të madhe të kohës si e paralizuar, duke përjetuar një lehtësim të madh.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





