Transmetuar më 20-07-2013, 15:32

Tirana është qendra e vendit dhe si e tille, këto dite vere pret dhjetëra turiste. Por nëse jemi turist, dhe vijmë ne Shqipëri ne mënyre te pa organizuar, ku e marrim informacionin baze?

Nje çift turistesh nga Austria ka përshkuar prej 7 ditësh jugun e vendit me makinën e tyre, duke hyre ne Shqipëri nga pika e kufitare e Qafe Thanës.

Këtë prag funjdave ata u ndodhën në Tirane dhe tregojnë se kane pasur vështirësi me gjetjen e informacionit turistik ne qytetet ku kane kaluar.

Harta qe turisti  tregon është pjese e një guide gjermane mbi Shqipërinë, te cilën ai e ka blere ne Vjene.

"Kur vendosim te nisemi për ne Shqipëri, informacionin e marrim ne internet. Bashke me guiden qe blemë, mendohet se kur te vime këtu zyrat e informacionit do te na ndihmojne me me tepër te dhëna, si pershembull broshura mbi restorantet apo ture te veçanta", – shprehet turisti, duke shtuar: "Por, është e vështire t’i gjesh se ku janë këto zyra".

Për ironi te fatit, kjo zyre qe varet nga Bashkia e Tiranes, ndodhet pikërisht prapa Muzeut Kombëtar, vendin ku turistet austriake dhane intervistën për Vizion Plus. Por, mos shënimi i tyre ne hartat orientuese e ben te vështire gjetjen.

Ne fakt, në te gjithë vendin ndodhen 10 zyra te shërbimit turistik, sipas qarqeve, përfshi atë te Rinasit dhe Portit te Durrësit.

Drejtuesi i këtyre zyrave, Benard Terkuçi shpjegon se broshurat dhe materialet turistike, nuk mungojnë edhe pse turistet kane te tjera kërkesa.

Dhe ashtu siç pohon zyrtari, duket se hartat rrugore janë një mungese e madhe ne morine e materialeve qe ne u ofrojmë turisteve.

Jason, nga Anglia konfirmon pikërisht këtë problem.

“Kam hyre nga jugu i Shqipërisë me makinën time. Kërkova per nje harte rrugore por nuk gjeta. Vendosa te përdor sistemin gjurmues, ose sic njihet xhipies, por ka shume rruge qe nuk figurojnë te regjistruara, ndaj zgjodha te përdor metodën e vjetër; duke pyetur njerëzit rrugëve”, ka thene turisti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit