Transmetuar më 20-07-2013, 13:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Texas, brenda parkut të famshëm të lojrave në Arlington.

Një grua është rrëzuar nga një karuzel, më i larti në botë, duke gjetur vdekjen si rrjedhojë e përplasjes, ndërsa lodrat vazhdonin të punonin. Incidenti ndodhi në mbrëmje, ndërsa parku ishte i mbushur plot me njerëz, një pjesë e të cilëve as nuk e vunë re tragjedinë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, gruaja gjeti vdekjen si rrjedhojë e plagëve të marra.

Pas kësaj ngjarje ishin të shumtë njerëzit që u larguan nga parku, të frikësuar për gjithë sa ndodhi.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit