Transmetuar më 20-07-2013, 11:57

Itali, Noa.al – Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se, 28-vjeçari, Samir Damazeti, u arrestua nga policia e Perugia pasi iu gjet 1 kilogramë drogë, e ndarë në 3 000 doza, të cilat nëse do tregtoheshin kapnin vlerën 300 mijë euro.

Policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës materiale, edhe 16 mijë euro, me prerje 10, 20, 50, 100 dhe 200 euro.

I riu shqiptar, kishte 2 apartamente në Perugia të Italisë, një në San Galigano ku qëndronte dhe vetë, dhe një në San Sisto ku mbante drogën. Në apartamentin e dytë, 28-vjeçari shkonte kur merrte “porosi” nëpërmjet telefonit, dhe pasi merrte drogën ia shpërndante klientëve të tij. O.k/noa.al

Shet kokainë në shtëpi, prangoset shqiptari në Itali

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit