Transmetuar më 20-07-2013, 11:44

Katherine Jackson, nëna e yllit të muzikës, Michael Jackson, dëshmoi mbrëmë në procesin lidhur me padinë e saj për vendim të gabuar për vrasje, ku akuzon organizatorin e koncerteve AEG Live. Sipas nënës 83 vjeçare të këngëtarit, djali i saj ishte i sëmurë dhe askush nuk u kjdesh që atij t’i jepej ndihma, por përgatitej për turneun e kthimit në vitin 2009.

Nëna Jackson, e ndali dëshminë e saj, pasi ishte ndjerë shumë keq, në momentin e përkujtimit të vdekjes së djalit të saj. Ajo kërkoi që të pezullohet paraqitja e saj, për shkak të stresit gjatë seancës së procesit të pyetjeve e përgjigjeve.

Kjo ishte hera e parë që Katherine Jackson ishte paraqitur në gjykatë në procesin, në të cilin ajo dhe fëmijët e këngëtarit të ndjerë, Michael Jackson, padisin organizatorin AIG Live.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit