Transmetuar më 20-07-2013, 11:29

Tiranë, NOA.al – Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi në vijim të takimeve me anëtarësinë se, PD si formacioni më i madh politik i së djathtës në vend, tashmë po kthen në standard edhe garën brenda "shtëpisë". “Kjo është një garë reale, po është një garë që zhvillohet brenda nesh, një garë brenda shtëpie. Është një garë vlerash mes dy njerëzve që janë pjesë e qenësishme e partisë, secili me kontributin, profilin dhe me eksperiencën e tij”, tha ai.

“Është një garë që në mënyrën sesi po zhvillohet, është e para në Partinë Demokratike dhe do të konsolidojë edhe një shtrat për proceset zgjedhore që do të zhvillohen në të ardhmen”.

Olldashi ritheksoi modifikimin e lidhjes mes nivelit politik dhe qelizës bazë të partisë, militantit. “Ne kemi nevojë të modifikojmë atë që është lidhja bazë e nivelit politik të partisë me qelizën e vet dhe qeliza e një strukture gjigante, sic është Partia Demokratike, është anëtari i thjeshtë. Ristrukturimi dhe rivitalizimi i PD-se nuk nis me kryetarin e ri, cilido që të zgjidhet”, theksoi kandidati.

Rivitalizimi i Partisë Demokratike nis me rivendosjen e marrëdhënies mes nivelit politik të partisë dhe anëtarit të saj, këtu fillon ringritja, vijoi deklaratat e tij Olldashi, kandidati për kryetar i PD, zgjedhje që zhvillohen të hënën sipas parimit “një anëtar, një votë”. O.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit