Transmetuar më 20-07-2013, 10:43

Izraeli njoftoi sot lirimin e të burgosurve palestinezë të ndaluar nga shteti hebre në shenjë të vullnetit të mirë, njoftoi sot një ministër izraelit, në prag të një marrëveshjeje që përgatit terrenin për rifillimin e negociatave të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

"Do të ketë një numër të kufizuar të burgosurish që do të lirohen", deklaroi për radion publike izraelite ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Informacionin, Youval Steinitz. Ai nuk përcaktoi numrin e të burgosurve që do të lirohen.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit