





Duhet një ndryshim i pamjes së jashtme për të bërë një kthesë në karrierë, këtë duhet të ketë menduar Jennifer Aniston që në sheshxhirimin e filmit të saj të ri "Squirrels to the nuts" ka prerë flokët, për të realizuar rolin prej një gruaje të pjekur.
Në një vështrim më të detajuar kupton se bëhet fjalë vetë për një paruke. Në film aktorja interpreton një ish-prostitutë që tenton të bëjë karrierë në kinema dhe që për këtë ndihmohet nga një regjisor.
Aniston gjithsesi është mjeshtre e provokimeve me ndryshimin e pamjes së jashtme në një film tjetër që del së afërmi dhe që titullohet “We are the Millers” ajo na shfaqet super seksi e veshur me të brendshme.
O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





