Transmetuar më 19-07-2013, 21:13

Një burrë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar me thikë duke marrë plagë që i shkatërruan organet vitale dhe dërgimi në spital ishte vetëm një përpjekje e pavlefshme.

Ngjarja ka ndodhur zonën e Paskuqanit në periferi të Tiranës, raporton noa.al, duke iu referuar të dhënave të para hetimore.

Nga dëshmitë në vendngjarje mësohet se Artur Gjiza ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga Besim Ndreu, në rrethana të një sherri arsyet e të cilit po hetohen.

Menjëherë pas kësaj ngjarje forca të shumta policie u vunë në lëvizje, duke çuar në arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të plota të aktit të rëndë. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit