Transmetuar më 19-07-2013, 20:40

“The People’s Pope” (Papa i popullit), është ky dedikimi që i bën në kopertinën e saj revista amerikane “Time” Papa Françeskut, në numrin që do të dalë në treg në 29 korrik, edhe pse vetëm në versionin europian, aziatik dhe amerikano-jugor.

Pasi ajo që do të dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhet me rastin që tronditi SHBA, ai i Zimmerman dhe të riut me ngjyrë që vrau ai, Trayvon Martin.

Në fotografinë e kopertinës siç raporton Noa.al, jepet profili i Bergoglios ndërsa shfaq një buzëqeshje të lehtë në fytyrë me vështrimin e hedhur tutje, i rrethuar nga dritëhije bardhezi.

Më tej në revistë vlerësohet përulësia me të cilën ai po drejton papatin.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit