
Të dhënat po ngarkohen...

Një burrë i moshës 45 vjeçare gjeti vdekjen pasi fitoi një konkurs se kush pinte më shumë birrë në Murcia, në jug të Spanjës.
Sipas dëshmive të mbledhura nga policia thuhet se burri kishte pirë 7 litra birrë në 20 minuta, por pak momente më vonë kishte nisur të ndihej keq dhe të villte.
Aktiviteti festiv u ndërpre në shenjë zie, ndërsa trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.
Disa dëshmitarë treguan se Joaquin Alcaraz Gracia kur ngriti lart trofeun për të festuar fitoren, u rrëzua duke vjellë disa herë rresht ndërsa më pas humbi ndjenjat.
Ndërkaq pak momente më vonë vdiq, pavarësisht çdo ndihme të dhënë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
