

Një aktivitet i rregullt seksual mund të bëjë që si meshkujt edhe femrat të duken 5 deri në 7 vjet më të rinj.
Të paktën kështu pretendon David Weeks, psikolog dhe shefi i Royal Edinburgh Hospital, i cili e theksoi këtë fakt gjatë ndërhyrjes së tij në konferencën e British Psychological Society, duke e ilustruar këtë qëndrim me rezultatet e një studimi të kryer mbi jetën seksuale.
Ata persona që kishin një pamje më të re deklaronin se kryenin dyfishin e marrëdhënieve seksuale në raport me ata që dukeshin më të plakur.
Në grupin e 40-50 vjeçarëve kjo nënkuptonte kryerjen e marrëdhënieve tre herë në javë, në raport me ata që kishin marrëdhënie 1 ose 2 herë gjatë javës.
“Seksi sjell një sërë dobish për shëndetin, çliron endrofinën, favorizon gjumin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin kardiak, ndërsa çliron një hormon që rrit elasticitetin”, deklaroi Weeks.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





