Transmetuar më 19-07-2013, 16:37

Policia e Brianza në Itali, ka shoqëruar një grua e cila kishte mbyllur të dy prindërit në shtëpi dhe kishte ikur në punë duke i lënë brenda. Babai i tij i sëmurë, tentoi të dalë nga ballkoni por duke u zvarritur ra përtokë dhe ndërroi jetë.

Vajza i mbyllte fëmijët pasi nëna ishte 100% invalide, ndërsa babai i moshuar, kështu që mund të ishte e qetë në punë.

Një zakon ky që u kthye në tragjedi, pasi të mërkurën babai i moshuar tentoi të dalë nga shtëpia nëpërmjet ballkonit, por ra dhe gjeti vdekjen.

Për këtë arsye karabinierët e Muggio, në Brianza, arrestuan vajzën e çiftit të moshuar, Antonella C. 48 vjeç, e cila punonte në një ndërmarrje pastrim, nën akuzën e heqjes së lirisë ndaj personit dhe vrasje nga pakujdesia.

Në dëshminë e saj në polici 48 vjeçarja deklaroi se vepronte kështu, për të evituar që i ati ti kalonte ditën nëpër lokale, duke e lënë vetëm nënën në shtëpi.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit