Transmetuar më 19-07-2013, 14:25

Prishtinë, 19 korrik 2013, NOA.al- Pesëmbëdhjetë persona të kërkuar nga policia, janë arrestuar gjatë së premtes nga Policia e Kosovës.

Në realizim të planit operativ “Rrufeja”, njësitë policore i kanë arrestuar të kërkuarit në dy fshatra: Jezerc dhe Manastirc të Ferizajt.

Operacioni në të cilin morën pjesë, sipas policisë, një numër i madh i zyrtarëve policorë, u realizua në orët e hershme të mëngjesit.

Të 15 personat e arrestuar kanë qenë të dyshuar dhe të kërkuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata për vepra të ndryshme penale, mes tyre shpërndarje e lëndëve narkotike, vjedhje etj.

Të ndaluarit priten të dërgohen në vuajtje të dënimi.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit