Transmetuar më 19-07-2013, 12:57

Tiranë, NOA.al – Një organizim qytetar për t’i thënë ndal dhunën ndaj gruas u organizua sot në mesditë në kryeqytet.

Me moton “Ndal dhunës ndaj gruas” përfaqësues të organizatave joqeveritare, qytetarë, të rinj e të reja protestuan përpara ministrisë së Drejtësisë.

Protestuesit janë lyer me bojë të kuqe si simbol i gjakut të grave të dhunuara dhe të vrara.

Organizatorët u shprehën se protesta zhvillohet duke marrë shkak nga krimet ndaj grave të shënuara gjatë ditëve të fundit, bën të ditur Noa.al.

“Kjo është një protestë jo vetëm kundër dhunës ndaj grave por edhe kundër mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë”, kanë theksuar organizatorët e protestës

Ky është reagimi i parë i shoqërisë civile pas ngjarjeve tronditëse që janë shënuar gjatë javëve të fundit në vend.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit