Transmetuar më 19-07-2013, 12:34

Shkup, NOA.al – Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit grek Andonis Samaras se nuk po tregon gatishmëri për t’u fokusuar dhe për të intensifikuar dialogun për tejkalimin e kontestit të emrit, ndërsa fajin për ngecjen e procesit po i`a hedh Bashkimit Evropian.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për tejkalimin e të gjitha mosmarrëveshjeve të mundshme, sidomos edhe për këtë kontest të imponuar artificial. Pikërisht për këtë morën nismën për dialog të nivelit të lartë dhe dëshirën për të zgjidhur këtë problem. Kjo nënkupton përkushtimin tonë të plotë dhe dëshirën për procesin e integrimit evropian të rajonit. Samaras me përgjigjen e tij tregoi dhe vërtetoi se nuk e dëshiron të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Shkup, e cila reagoi për letrën e kryeministrit grek, i cili ka shkruar në adresë të kryeministrit Gruevski se nuk ka nevojë për një takim midis tyre, raporton Noa.al.

Kryeministri Nikolla Gruevski tre javë më parë i dërgoi një letër homologut të tij grek, Samaras përmes së cilës kërkonte takime dypalëshe për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Por, në fund të javës së kaluar ka mbërritur në Shkup përgjigja e Samaras përmes rrugëve diplomatike, ku është refuzuar takimi me Gruevskin dhe se Athina ka fajësuar BE se po bllokon integrimin evropian të Maqedonisë. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit