Transmetuar më 19-07-2013, 10:58

George Clooney duket se nuk mund të rrijë shumë gjatë vetëm, pas ndarjes nga Stacey Keibler, i ka vënë syrin aktores Eva Longoria.

Edhe pse një nga protagonistet e serialit ‘Shtëpiake të Dëshpëruara” është e lidhur me Ernesto Arguello, ka pasur disa takime sekrete me aktorin e famshëm hollivudian, shkruan gazeta britanike The sun.

Longoria dhe Clooney kanë punuar së bashku në fushatën e presidentit Barack Obama dhe sipas miqve të tyre, shkojnë shumë si çift.

“Clooney është në Itali dhe Eva në SHBA, por ai e ka ftuar në shtëpinë që ka pranë liqenit të Komos. George e pranon hapur që e pëlqen Evën, por e respekton faktin që ajo është e lidhur me dikë tjetër”, shkruan gazeta.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit