Transmetuar më 18-07-2013, 23:00

Një sfilatë krejtësisht e veçantë na vjen nga Gjermania. Në një kohë kur të gjitha vajzat janë të shqetësuara të zgjedhin kostumin më të bukur e më joshës të plazhit, në Ahlbeck të Gjermanisë, modelet sfilojnë me kostumet e plazhit të para 100 viteve.

Modelet Vivienne Kluth dhe Anna Van de Poel kanë prezantuar kostumet e rralla të epokave të ndryshme historike (nga të mbathurat e mëdha të gjysheve deri te bikini i viteve ’50-të).

Kjo sfilatë është mbajtur me rastin e 115 vjetorit të urës që lidh qytetin me ishullin Usedom në detin Balltik./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit