

Frigoriferi është miku por edhe armiku i shëndetit. Vendi ku ruajmë të freskëta ushqimet, pijet dhe ujin mund të jetë edhe një burim problemesh për shëndetin dhe sigurinë e ushqimeve, si në shtëpi ashtu edhe në markete, e kudo ku ka frigoriferë. Një prej problemeve është përzierja e shijeve të ushqimeve, frutave dhe perimëeve.
Të vendosësh në frigorifer fruta ekzotike dhe agrume, kjo mund ti bëjë të hidhura frutat. Por ja ku ju sjellim disa këshilla se si ta shfrytëzoni sa më mirë dhe të keni siguri në frigoriferin tuaj:
1) Verifiko temperaturën e brendshme të frigoriferit. Ajo duhet të jetë rreth 4-5 gradë.
2) Çdo zonë e frigoriferit ka temperatura të ndryshme. Pika më e ftohtë, zakonisht është ajo më e ulta, një kat mbi zonën ku ruajmë frutat dhe perimet.
3) Mos i ruaj ushqimet përtej skadencës.
4) Çdo ushqim ka nevojë për temperaturën e vet. Mishi dhe peshku duhet të qëndrojnë në pjesën më të ftohtë, zakonisht në ngrirje. Pjesa qendrore e frigoriferit zakonisht është mirë të përdoret për qumështin, kosin, panën si dhe ushqimet që i ruani në frigorifer pas hapjes. Ndërsa raftet në derën e frigoriferit janë zakonisht për pije, gjalpin ose vezët.
5) Frigoriferi nuk është mirë të përdoret për të gjitha llojet e ushqimeve. Frutat dhe perimet më mirë të ruhen në temperaturë ambienti.
6) Mos vendos asnjëherë në frigorifer ushqime të ngrohta.
7) Duhet të ndani veç ushqimet e gatuara nga ata të pagatuar.
8) Raftet duhet të jenë gjithnjë të pastra.
9) Frigoriferi duhet pastruar rregullisht.
10)Mundohuni të mos e mbushni plot. Ajri i ftohtë brenda duhet të qarkullojë lirisht./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





