
Të dhënat po ngarkohen...


Elbasan, NOA.al – Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi sot në mbrëmje në aksin Elbasan- Librazhd.
Një grua humbi jetën kur makina me të cilën udhëtonte, Ford Fokus doli nga rruga në afërsi të fshatit Xibrakë, raporton Noa.al. Nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Policia nuk bën të ditur emrin e viktimës, por mësohet se makina kishte targën AA097 FE. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
