
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, NOA.al – Kryeministri Sali Berisha reagoi sot pasdite në rrjetin social Facebook lidhur me shqyrtimin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i bën rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Laçit.
“Në 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura!!! Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe”, shkruan Berisha, citon Noa.al. O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
