

Tiranë, NOA.al – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon tani pasdite shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, paraqiti një sërë problematikash të vërejtura në disa Qendra Votimi në këtë qark. Gjonçaj tha se ka mospërputhje në numrin e votuesve në qark me numrin e votuesve në lista, raporton Noa.al.
"Në këto 6 QV në ZAZ 15 dhe në Lezhë ka shkelje ligjore. Nga shqyrtimi i të dhënave rezulton se nga kryqja e listës së zgjedhësve nuk ka përputhje me shifrën e procesverbalit. Po kështu në QV 0907 nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve disa persona, por që figurojnë në listën e votuesve. Ka 16 fletë më shumë se sa zgjedhës në QV 0907, dhe kjo tregon se ka pavlefshmëri votimi. 117 persona që kanë firmosur si zgjedhës ishin jashtë vendit. Nga akti i ekspertimit i kryer nga ekspertë të licencuar të fushës lidhur me nënshkrimet e vëna tek rubrika nënshkrimi i zgjedhësit, janë 50 nënshkrime nga e njëjta dorë, që pasqyrojnë karakteristika shkrimore të njëjta me njëri-tjetrin. numri i votueseve fiktivë në këtë qendër mund të jetë më i madh se numri real i zgjedhësve. Numri i votuesve fiktivë është më i madh se 133 zgjedhës", tha Gjonçaj.
Përfaqësuesit e PS në KQZ, kërkuan evidentimin e numrit të saktë të votuesve të këtij qarku, por që nuk janë ndodhur në Shqipëri ditën e votimit. Sipas Gjonçaj, KQZ duhet t’i kërkojë ministrisë së Brendshme të dhënat e listave në 6 QV dhe të gjejë falsifikuesin e listave të zgjedhësve në Mamurras. Për QV 0856 dhe 0857 nuk është kryer procedura ligjore, konform nenit sipas të cilit kryetari i Qendrës së Votimit pas verifikimi të zgjedhësit, plotëson të dhënat kryesore dhe heq vizë mbi emrin e zgjedhësit. Por kjo nuk rezulton. Për QV 0857, rezulton se nga këqyrja e nënshkrimeve rezulton se janë hedhur nga e njëjta dorë, çka tregon për votim familjar".o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





