

Durrës, 18 korrik 2013, NOA.al- 4 djem janë arrestuar nga policia e Durrësit nën akuzën e grabitjes me armë dhe me dhunë.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, të ndaluarit janë identifikuar si Jetmir Mera 19 vjeç, Leonard Fierza 20 vjeç, Haki Nuçi 24 vjeç dhe Hasan Tosku 21 vjeç të cilët grabisnin nën kërcënimin e armës dhe me dhunë pushuesit në plazhin e Durrësit.
Në shënjestrën e tyre sipas hetimeve të policisë rezulton se viheshin pushuesit e ardhur nga Kosova, për të kaluar pushimet në bregun e Durrësit.
Vetëm gjatë mbrëmjes ë djeshme katër të rinjtë kanë vjedhur 3 pushues kosovarë duke u marrë portofolat, i kanë dhunuar dhe i kanë kërcënuar me armë.
Lidhur me të sipërpërmendurit vijojnë hetimet intensive për të zbuluar raste të tjera të grabitjeve dhe dhunës, ku katër të ndaluarit mund të jenë përfshirë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





