

Tiranë, 18 korrik 2013, NOA.al- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë një mesazh nga Presidenti i rizgjedhur i Italisë, Giorgio Napolitano.
Në mesazh shkruhet, “I prita me shumë kënaqësi urimet tuaja të përzemërta me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë. Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”.
Në këtë mesazh Presidenti Napolitano shpreh kënaqësinë e marrjes së ftesës së përzemërt nga ana e Presidentit Nishani për të vizituar vendin tonë dhe konfirmon vizitën në Shqipëri.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





