Transmetuar më 18-07-2013, 08:43

Romë, 18 korrik 2013, NOA.al- Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama, pas takimit që zhvilloi ditën e djeshme me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, vijon sërish takime të nivelit të lartë botëror.

Gjatë ditës së sotme, kryesocialisti do të jetë në Romë ku do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Italisë, Enrico Letta dhe Ministren e Jashtme, Emma Bonino.

Kreu i Partisë Socialiste shqiptare, i cili pas fitores së zgjedhjeve të qershorit do të vihet në krye të qeverisë gjatë muajit shtator, do të marrë gjithashtu pjesë sot në takimin e fondacionit të Massimo D’Alema, Italianieuropei.

Gjatë takimeve parashikohen bisedime për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për programin e ardhshëm qeverisës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit