Transmetuar më 18-07-2013, 08:29

Tiranë, 18 korrik 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte, 18 korrik 2013.

Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Tabelat e plota. Pagat dhe pensionet, rritja për çdo kategori”.

Tituj të tjerë janë; “Zbulohen manipulimet gjatë hapjes së kutive të Lezhës, votat e PD e LSI, iu shtuan PS”.

Tituj të tjerë janë; “Basha: Të bashkohemi për të përballur dhe për të mundur Edi Ramën”.

Gazeta “Shekulli”, hapet me shkrimin kryesor, “Rriten rrogat, tabelat e reja. Qeveria miraton vendimin, shtesë qesharake për rrogat e ulëta, e madhe shtesa për rrogat e larta”.

Tituj të tjerë janë; “Parregullsitë, PS: Përsëritje votimesh në Mamurras. KQZ hap kutitë e qarkut të Lezhës”.

“Shezai Rrokaj: Reformë në arsim, të ikin mësuesit e dobët dhe jashtë profilit”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Vendimi i plotë, sa rriten

pagat dhe pensionet. Pensionet rriten 4% në qytet dhe 5% në fshat. Paga mesatare e institucioneve buxhetore rritet me 5.4%. Përjashtohen nga rritja pagat e deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë të shtetit”.

Tituj të tjerë janë; “Pronat, kriteret për të përfituar nga fondi i ri i kompensimit”.

“Formulari A2, Hapat që duhet të ndjekin maturantët nga kuponi te regjistrimi”.

“Delvinë, vrasja e të moshuarit, arrestohet e bija”.

“Krimet e shtuara, Ministri Halimi: Kush rrënon jetë, në burg për kohë të gjatë”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Korrupsioni, Arvizu: Të nisin arrestimet. Ambasadori amerikan mesazh për policinë, prokurorinë, por dhe politikën”.

Tituj të tjerë janë; “Klosi: Në administratë rifreskim pozitiv, jo fshesë”.

“Vendimi/ Ja sa rriten  pagat dhe  pensionet, përfiton fshati”.

“Rama-Blair, qeverisje me “fytyrë” britanike”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Rritja deri në 4%, pagat e reja të

administratës, Policisë dhe Ushtrisë. Miratohen tabelat e rritjes së pagave për të

gjithë buxhetorët, përveç atyre që punojnë në arsim dhe shëndetësi. Qeveria vendosi rritje

edhe për institucionet e pavarura, Shërbimin Informativ dhe Aviacionin Civil. Sa bëhen pagat e administratës së lartë pas hyrjes në fuqi të vendimit. Rritja e pensioneve, 4 për qind për qytetin dhe 4 për qind për fshatin”.

Tituj të tjerë janë; “Vrasja e komisarit të Shijakut, Ilir Xhakja drejt burgimit të përjetshëm”.

“Thellohet falsifikimi në Lezhë, PS ka vjedhur vota edhe nga LSI”.

“Gati konsulenca e Tony Blair, Rama sot takim me kryeministrin italian”.

“Basha: Të bashkohemi për ta çuar Ramën në opozitë”.

Gazeta “Impakt” ka si argument kryesor, “Kufijtë detarë me Greqinë nën ombrellën e BE-së”.

Tituj të tjerë janë; “Burra që vrasin gra/ Fenomeni që po trondit shoqërinë shqiptare. Mos më duaj, por Mos më vrit!”.

“Stefan Taçi: Artisti, në raport të ndërlikuar me shtetin dhe me shoqërinë”.

“Rilindja shtyhet për mandatin e dytë”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit