

Nuk do të ketë muaj mjalti për çiftin e ri të bashkëshortëve. Halle Berry, 46 vjeç dhe Olivier Martinez, 47, u martuan më 13 korrik në Francë në kështjellën e Condé-s, në Valléry, por kanë vendosur të kthehen menjëherë në Amerikë pas dasmës.
Me unazat në gisht, me Nahlën në krahët e Oliverit dhe bebin tjetër në barkun e Halle Berry, çifti është shfaqur në areoportin e Los Angeles.
Ata kanë vendosur të martohen me një ceremoni ku ishin të ftuar vetëm miqtë më të ngushtë, rreth 60 persona. Ata kanë kryer më parë ritin civil, e më pas janë martuar në kishën e fshatit.
Gjashtë vite më parë, aktorja amerikane kishte deklaruar se nuk do të martohej kurrë më, por me sa duket ndryshoi ide./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





