Transmetuar më 17-07-2013, 21:34

Edhe në Hollywood, kryeqytetin e kirurgjisë plastike, ka nga ato që preferojnë më mirë të qëndrojnë si janë. Pranojnë plakjen dhe respektojnë udhën e natyrës.

Gjen mes këtyre të famshmeve aktoren Sharon Stone e cila ka thënë se respekton natyrën. Por edhe Bianca Jagger, bashkëshortja e Mick Jagger, e cila është shprehur se preferon të plaket në mënyrë natyrale sepse e urren kirugjinë plastike dhe ndërhyrjet e tjera estetike.

Jane Fonda, pas një ndërhyrjeje para disa vitesh, ka premtuar se nuk e bën më kurrë një gjë të tillë. “Dua t’i jap mundësinë fytyrës time të plaket”, ka thënë ajo.

Të njëjtin vendim e ka marrë aktorja Kate Winslet, po ashtu edhe këngëtari Julio Iglesias, Ellen Barkin, Teri Hatcher, Jamie Lee Curtis, Eva Mendes, etj, i bashkohen idesë se kurrë nuk do ti drejtohen ndërhyrjeve kirurgjikale./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit