Transmetuar më 17-07-2013, 21:20

Disa konsiderohen edhe vendet ku gjendet shpirti njerëzor, të tjera dhurojnë paqen dhe dritën, të tjera pastrojnë trupin dhe shpirtin. Ja ku ju sjellim destinacionet më mistike në botë, nga Ayers Rock në Australi e deri në tempullin ku Buda solli në jetë filozofinë e tij.

Sedona, Arizona- Sedona është një tokë magjike, me katër vende sekrete ku mund të gjeni energjinë mistike.

 Bodh Gaya, Indi- Pikërisht këtu, nën një pemë të shenjtë, pas një meditimi prej 49 ditësh Buda i madh arriti iluminimin.

Uluru, Australi- Është një vend i shenjtë për abrogjenët. Akoma edhe sot aty zhvillohen ceremoni spirituale.

 Liqeni Titicaca, Perù– Është liqeni më i madh i Amerikës së Jugut, qendra gjeometrike e dytë e botës, ku gjendet rrethi forcës së botës.

 Mali Kailash, Tibet- Ndryshe është pagëzuar çatia e botës (6.714 m), është mali më i shenjtë, i njohur si froni i perëndisë indiane Shiva.

Santiago di Compostelas, Spanjë- Rruga për të mbërritur deri në Santiago di Compostelas, në veri të Spanjës, konsiderohet edhe si një prej pelegrinazheve më të njohura të botës.

Angkor Wat, Kamboxhia- Është monumenti fetar më i madh në botë.

Mali Rila, Bullgari- Mali i famshëm në Bullgari është i njohur edhe si mali i “Shtatë liqeneve”. Është vendi i preferuar i Vllazërisë së Bardhë.

 Stonehenge, Angli- Siti arkeologjik që ndodhet pranë Amesbury, në Angli.

Machu Piçhu, Perù- Një nga shtatë mrekullitë e botës. Një monument spektakolar prekolumbian i Amerikës së Jugut./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit