Transmetuar më 17-07-2013, 20:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli të Italisë, në spitalin Federico II, ku Laura Cavuoto 25 vjeç, nga Benvenuto humbi jetën pak orë pas një operacioni, nëpërmjet së cilit synonte ngushtimin e stomakut për të humbur peshë.

Lidhur me këtë ngjarje priten rezultatet e autopsisë për të sqaruar shkaqet e vdekjes, vetëm pak orë pas ndërhyrjes.

Siç raporton Noa.al dukej se çdo gjë shkonte më së miri, Laura ishte në dhomën e spitalit me një shoqen e saj, ndërsa mjekët ishin në korridor dhe po flisnin me prindërit për t’iu komunikuar rezultatin e operacionit.

Papritmas siç tregon vëllai i së ndjerës, Ettore, gjërat u përkeqësuan, “Laura merrte frymë por nuk ishte mirë, pak më vonë u transferua në reanimacion, prej të cilit nuk doli më e gjallë”.

Pas kësaj ngjarje tragjike babai i 25 vjeçares denoncoi klinikën ku vajza kreu ndërhyrjen, prej nga vijojnë hetimet për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit