Transmetuar më 17-07-2013, 19:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të ndikojnë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Ndërsa gjatë pasdites në zonat malore do të shfaqen kalime vranësirash të lehta duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët zonat e ulëta dhe bregdetare. E njëjta situatë e qëndrueshme atmosferike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë si në toikë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Europa veriore dhe qendrore do të dominohen nga masa ajrore të paqëndrueshme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Më të dendura shirat paraqiten në Norvegji, Finlandë dhe Francë. Gjithashtu, me vranësira dhe shira do të jenë rajoni i balltikut dhe ishujt Britanike por në këto rajone shirat do të jenë në sasi të pakta.

Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellëet dhe temperaturave relativisht të larta.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit