Transmetuar më 17-07-2013, 18:18

Prishtinë, 18 korrik 2013, NOA.al- Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle do të vizitojë nesër Prishtinën për të zhvilluar një sërë takimesh. Ai pritet të takojë liderët kosovarë dhe të bisedojë për hapat pas hapjes së negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi.

“Kosova ka bërë një hap të madh në shtegun e saj drejt Bashkimit Evropian. Unë e mirëpres konsensusin politik në Kosovë lidhur me agjendën evropiane dhe për angazhimin e saj me Serbinë. Këto përpjekje të vazhdueshme kanë qenë qenësore në arritjen e këtij suksesi”, është shprehur komisioneri Fyle

Stefan Fyle pritet ta inkurajojë gjithashtu lidershipin e Kosovës që të vazhdojë me angazhimin konstruktiv në dialogun me Beogradin dhe të implementojë marrëveshjet e arritura deri më sot.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit