Transmetuar më 17-07-2013, 17:36

Të paktën 20 fëmijë kanë gjetur vdekjen pasi konsumuan një vakt të ofruar nga mensa e shkollës në shtetin e Bihar, në veri të Indisë, duke provokuar protesta të dhunshme në radhët e popullsisë.

Ngjarja e rëndë siç raporton Noa.al ndodhi në një shkollë fillore në një fshat të varfër i quajtur, Jajauli, rreth 100 kilometër larg qendrës së Patna.

Pas vaktit fëmijët, që të gjithë nga mosha 4 deri në 8 vjeç, nisën të shfaqnin shenja të dukshme helmimi.

Ishin të menjëhershme ndihmat e ofruara, duke i ransportuar në spital, por pavarësisht kësaj 20 fëmijë gjetën vdekjen, ndërsa 30 të tjerë janë në gjendje kritike.

Ngjarja në fjalë shpërtheu mërzinë e prindërve të cilët mëngjesin e sotëm zbritën në rrugë për të protestuar, duke shkatërruar një sërë mjetesh.

Prej disa vitesh qeveria indiane ka futur në programin kombëtar mensat, në zonat më të varfra të vendit, për të luftuar kequshqyerjen e fëmijëve.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit