

U aprovua përfundimisht ligji që parashikon martesat homoseksuale në Britaninë e Madhe. Sipas sajtit të BBC, mbretëresha Elisabetta ka dhënë verdiktin e saj lidhur me nismën e qeverisë së David Cameron.
Para firmosjes dhomat kishin shprehur mendimin e tyre, në mbështetje të hyrjes në fuqi të ligjit për martesat brenda të njëjtit seks, në Mbretërinë e Bashkuar.
Nisma ligjore u përmbyll vetëm të martën në mbrëmje në dhomën e komunëve pas hapjes së rrugës nga Lordët një ditë më parë.
Firma e madhërisë së saj i vuri vulën nismës, e cila u kthue në ligj. Martesat e para gay në Mbretërinë e Bashkuar pritet të celebrohen brenda vitit 2014.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





