

Nga "The Economist"
Pasi humbi zgjedhjet presidenciale vjet, Nicolas Sarkozy premtoi se do të tërhiqej nga jeta politike franceze. Por premtimi i tij ishte jobindës. Një aktivist politik që në ditët e tij si student ai ishte një eremit i pagjasë. Kështu që vizita e tij më 8 korrik në selinë e partisë UMP në Paris u bë subjekt intrigash histerike. Tifozët u rreshtuan për ta përshëndetur.
“Sarkozy superstar” ishte një titull i Le Monde. A është ky fillimi i një rikthimi politik? Arsyeja e vizitës së tij ishte se më 4 korrik Këshilli Kushtetues i zhvlerësoi llogaritë e fushatës së tij të vitit 2012 për shkak të shpenzimeve të tejkaluara (me 2 për qind) dhe përdori udhëtime presidenciale për qëllime partiake.
Kjo nuk ishte vetëm një fyerje publike, por gjithashtu e lë UMP në telashe financiare pasi po priste nga shteti që të rimbursohej me 11 milionë euro për shpenzimet e fushatës. Partia ka bërë një apel për donacione private të pagëzuara Sarkothon.
Vetë Sarkozy i dha partisë 7 500 euro, maksimumi që lejohet për kontribute personale. Megjithatë, si mjeshtër i menaxhimit të skenës politike, Sarkozy e ktheu në oportunitet një shpërfillje. Pasi kish thënë se nuk do të ishte më pjesë e Këshillit Kushtetues, siç u lejohet të bëjnë ish-presidentëve, ai u ngrit për të mbajtur një fjalim jo rreth borxheve të partisë por për të ardhmen e Francës dhe Europës.
‘Ne jemi i vetmi vend që ka frikë nga progresi’, theksoi ai duke dhënë shenjat e një fushate të mundshme. Imazhet e turmave brohoritëse u pasqyruan në lajme. Mundësia e kthimit të Sarkozy sjell shpresë dhe zhgënjim në të djathtë.
UMP ka qenë në proces vetëshkatërrimi nën kujdesin e dy trashëgimtarëve të mundshëm Jean-François Copé, lideri i saj dhe François Fillon, kryeministri i kohës së Sarkozy. Strategjia e Copé është thirrja për një të djathtë ‘joapologjetike’ dhe joshja e atyre që tundohen nga Fronti Nacional i së djathtës ekstreme. Fillon kërkon t’i apelojë qendrës së djathtë të moderuar, përfshirë ata të trembur nga kthesa e fortë djathtas që mori Sarkozy në fushatën e vitit të shkuar.
U deshën muaj për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi zgjedhjet e kontestuara ndërmjet të dyve vitin që shkoi; Copé mëtonte se kishte fituar, por Fillon kundërshtonte. U arrit paq ja pas zënkave të hidhura që nuk e ndihmuan imazhin publik të partisë. Një rivotim që pritej në vjeshtë u arkivua pasi Fillon ka treguar pak prirje për të dhe anëtarët e partisë votuan kundër kësaj ideje.
Dyshja po përgatitet të ndeshet në një primaries partiake, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Plane të tilla do të përmbyseshin nëse Sarkozy do të hynte sërish në garë. Kjo dukej shumë e pagjasë. Qëkur iku nga posti ai ka qenë i mbërthyer në hetime gjyqësore dhe është përballë akuzave preliminare në hetimin për financimin partiak të lidhur me Liliane Bettencourt, një miliardere.
Megjithatë, sa më shumë zhdukej nga sytë e publikut, dhe sa më shumë bëhej shënjestra e gjyqësorit, aq më shumë fitonte simpati. Së fundmi ai renditej i dyti në rankimin politik të TNS-Sofres, një anketues, duke ardhur pas Manuel Valls, ministri i Brendshëm socialist.
Në të njëjtin sondazh Fillon vinte i treti, ndërsa Cope vuante në vendin e 24-t. Në një tjetër sondazh, 59 për qind e të pyeturve thanë se nuk donin që Sarkozy të garonte sërish për president, por 70 për qind thoshin se ai do e bënte. Shanset janë që ai do t’i mbajë të hapura opsionet.
Është shumë herët për të që të nisë fushatën. Ai nuk do të jetë përgjegjës nëse UMP del keq në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Pasi ka shkaktuar një valë, ai tani mund të tërhiqet me shpresën se kjo do të ‘krijojë një dëshirë për të’, siç thotë një mbështetës. Edhe në këtë rast ka plot pasiguri.
Si Cope ashtu dhe Fillon nuk do t’ia bëjnë të lehtë kthimin. Ekonomia është në recesion, papunësia është e lartë dhe francezët janë deri në majë të hundës me Presidentin François Hollande; por e gjitha mund të ndryshojë lehtë.
Shumë do të varet nga paditë gjyqësore ndaj Sarkozy dhe rrethit të tij të ngushtë. Shkurt, rikthimi i tij nuk është i sigurt, por as nuk mund të përjashtohet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





