Transmetuar më 17-07-2013, 16:22

Nga ana sportive ishte një vit për tu harruar për Real Madridin, i cili e mbylli me zero sa u takon titujve.

U eliminua në gjysmëfinalen e Champions League, i dyti pas Barcellonës gjatë Ligës dhe i mposhtur nga Atletico, në finalen e Coppa del Re.

Por duke u përgatitur për sezonin e ri, nën drejtimin e Carlo Ancelotti, Florentino Perez mund të ngushëllohet pasi të bardhët, janë shoqëria sportive më e pasur në botë.

 Sipas klasifikimit vjetor të “Forbes” e cila mban listën e pasanikëve, klubi i Real Madrid vlen 2.53 miliardë euro, falë një shtimi pasurie prej 63% gjatë tre viteve të fundit.

Shoqëria madrilene i merr kështu vendin Manchester United, i cili kalon i dyti në renditje me një shifër prej 2.42 miliardë euro, ndërsa në vendin e tretë vjen Barcellona me 1.99 miliardë.

Më tej lista pasohet në vendin e katërt me New York Yankees (MLB), Dallas Cowboys (NFL), New England Patriots (NFL), Los Angeles Dodgers (MLB), Washington Redskins (NFL), New York Giants (NFL). Në vendin e dhjetë renditet Arsenali me 1.014 miliardë euro.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit