

Robert Downey Jr., është aktori më i paguar në botë. Ai ka kaluar gjatë 12 muajve të fundit Channing Tatum dhe Hugh Jackman.
Nga qershori 2012 deri në qershor 2013, aktori 48 vjeçar ka fituar një shifër të përllogaritur rreth 75 milionë dollarë, sipas revistës “Forbes” e cila ka listuar aktorët më të paguar.
Pjesa më e madhe e të ardhurave të fituara nga Downey Jr., ka ardhur nëpërmjet filmit “The Avengers”.
Kontrata e tij jo vetëm që parashikon pagesën si protagonist në film, por parashikon edhe një përqindje fitimi për çdo biletë.
Channing Tatum, 33 vjeç, llogarit një fitim prej 60 milionë dollarësh.
I famshmi i “Les Miserables” Hugh Jackman renditet i treti me një fitim prej 55 milionë dollarësh, pas një viti të gjithë të suksesshëm.
Në vendin e katërt renditet Mark Wahlberg, 42 vjeç, i cili gjatë një viti fitoi 52 milionë dollarë.
Dwayne “The Rock” Johnson renditet i pesti në radhën e aktorëve më të paguar, me një fitim prej 46 milionë dollarësh. I gjashti renditet Leonardo di Caprio, pas suksesit si protagonist në filmin “Great Gatsby”.
Sipas revistës “Forbes”, i shtati renditet Adam Sandler.
Në vendin e tetë vjen Tom Cruise, i cili gjatë vitit të kaluar ndodhej në krye të klasifikimit.
Aktori sharmant Denzel Washington renditet i nënti sa u takon të ardhurave.
Lista e pasanikëve të Hollywood përmbyllet me aktorin Liam Neeson.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





