

Tiranë, NOA.al – Këshilli i Ministrave njoftoi sot rritjen e pagave dhe të pensioneve. Në mbledhjen e rradhës, kryeministri Sali Berisha tha se, qeveria do të mbajë premtimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve.
“Rritja e rrogave është një stimul për një perfomancë më të mirë të administratës, është një stimul për një përkushtim më të madh dhe për një performancë më të mirë, por ka bërë edhe më të lakmueshëm vendet në administratë”, nënvizoi Berisha duke siguruar se, kjo është një politikë konstante e jona, citon Noa.al.
Çdo vit, pagat dhe pensionet nga qeveria që kam kryesuar janë rritur dy deri katër herë më shumë se inflacioni, sipas rastit. Në të vërtetë, çdo qeveri përveç rasteve të jashtëzakonshme duhet të indeksojë rrogat dhe pensionet, ç’ka do të thotë se duhet të garantojë rritjen e tyre aq sa rritet inflacioni që të mos ketë përkeqësim të jetesës.”- tha Berisha.
Sipas kryeministrit në detyrë, normalisht ku vendim nuk u mor në muajin qershor për të shmangur ndonjë keqkuptim për përdorimin e tij për arsye elektorale. “PD dhe qeveria e saj u përmbahen disa parimeve shumë solide dhe të ndershme në raport me votuesin” tha Berisha.
Do të ketë një rritje prej 4 përqind të pensioneve, tha Berisha por rritja e pensioneve në fshat do të jetë 5 përqind, pra dy herë me e madhe se rritja e inflacionit. “Me këtë rritje nuk do të ketë pension poshtë 12 mijë e 24 lekë. Ndërsa paga e buxhetorëve do të rritet me 5.4 përqind, pra rritet me 2.7 herë se inflacioni. Është një rritje e përvitshme në nivelet pak a shumë të vjetshme” nënvizoi ai.
Ai paralajmëroi se ky vendim parashikon rritjen në masën 4% të pensioneve ndërkohë për një numër prej 590 mijë pensionesh, sepse rriten pensionet e plota, të pjesshme, të reduktuara, të parakohshme të invaliditetit, familjare, për merita të veçanta, të posaçme apo shtesat mbi pensionet e posaçme shtetërore.
"Paga mesatare e institucioneve buxhetore rritet me 5.4% ose 2.7 herë më shumë se inflacioni. Rritje e përvitshme në nivelet pak a shumë të vjetshme. Ajo që përbën specifikën më pozitive të këtij viti është se ne bëmë rritjen më të madhe të pagave minimale me 11.3%. kjo pagë ekziston vetëm në 1% të administratës por në mbi 200 mijë të sektorit privat. Paga minimale është një detyrim ligjor bazuar në të gjitha konventat. Edhe vendet më liberale në vendet e tyre e adaptojnë atë”, shpjegoi kryeministri në detyrë.
Berisha tha se, nuk rriten pagat e deputetëve dhe zyrtarëve të shtetit, nuk e kemi bërë as vitin e kaluar, por sepse kemi gjetur një raport tërësisht të deformuar ndërmjet pagës së kryeministrit me atë të mësuesit dhe infermierit."
Kryeministri shpjegoi edhe situatën financiare duke argumentuar se, të ardhurat janë dyfishuar për shkak të një performancë shumë të mirë të institucioneve të mbledhjes së të ardhurave dhe të ekonomisë shqiptare. Ai tha se pretendimet se nuk do të ketë para për rroga dhe pensione janë pikëpamje paniku, dhe dashakeqe.
“Çdo qindarkë përballohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit. Nuk kemi përdorur asnjë qindarkë të marrë borxh. Ky përbën një nga ndryshimet më të mëdha dhe më thelbësore. Fondi i pagave është 100% e garantuar ” nënvizoi Berisha në mbledhjen e qeverisë. O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





